Debati mbi ‘pasaportat e arta’, 5 lajmet kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian

Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Përmes një VKM-je, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncension.

Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare.

Por Bashkimi Europian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës se arte. Euronews Albania pyeti zyrën e shtypit të BE, lidhur me këtë nismë të qeverise shqiptare. Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Europian thotë se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.

Lexoni me shume: BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

  • PS gati draftin për ish-sigurimsat, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit

Foto: Euronews Albania

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.

Euronews Albania ka siguruar draftin e plotë me ndryshimet që kërkohen në ligjin e dekriminalizimit për të ndaluar zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit.

Me ndryshimet e kërkuara nga PS, i jepet fuqi vepruese Autoritetit të Dosjeve, ashtu sikurse ka prokuroria për personat që rezultojnë me të shkuar kriminale.

Lexoni me shume: PS gati draftin për ish-sigurimsat, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit

  • Afganët në Shëngjin ende larg Amerikës, 2 mln € borxh resortit që i strehoi

Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga Afganistani në Shqipëri dhe janë vendosur në Shëngjin.

Prej më shumë se 10 muajsh po mundohen të përshtaten me jetën në Shqipëri, ndonëse u është premtuar se nuk do të qëndrojnë gjatë.

Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan.

Lexoni me shume: Afganët në Shëngjin ende larg Amerikës, 2 mln € borxh resortit që i strehoi

  • Antitankë, snajper, automjete të blinduara, çfarë u gjet në magazinën e armëve

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni gjatë të cilit u zbulua një magazinë armësh në një vilë në Kashar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Arsenali” u arrestua shtetasi Kujtim Çaushi dhe u shpall në kërkim Erlind Çaushi.

Gjatë kontrollit të këtij ambienti, janë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale.

Lexoni me shume: Antitankë, snajper, automjete të blinduara, çfarë u gjet në magazinën e armëve

  • Dështon takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Përgjegjës nëse situata në Veri përshkallëzohet

Takimi Kurti-Vuçiç

Pa iu lënë hapësirë interpretimeve, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka cilësuar takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç të dështuar.

Megjithatë, në një deklaratë për shtyp të mbajtur pas takimeve të përbashkëta dhe atyre kokë më kokë me dy liderët, Borrell u shpreh optimist se palët do të ulen sërish në tryezë.

Lexoni me shume: Dështon takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Përgjegjës nëse situata në Veri përshkallëzohet

 

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Libi, gjendet varri masiv me 42 trupa të djegur

Shërbimi i autoriteteve libiane të ngarkuara me kërkimin e personave të zhdukur njoftoi se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv...

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje...

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

TË FUNDIT

Libi, gjendet varri masiv me 42 trupa të djegur

Shërbimi i autoriteteve libiane të ngarkuara me kërkimin e personave të zhdukur njoftoi se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv...

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje...

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?