Bie në kanal, humb jetën 51-vjeçari në Laç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 51-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së enjtes në Laç.

Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale sqaroi se 51-vjeçari Y.T dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, në fshatin Shullaz të Kurbinit, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

“Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, sqaron policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar  për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Larg konsensusit për territorialen, PS e PD mblidhen edhe për reformë zgjedhore

E hëna e 3 tetorit pritet të fillojë me një anxhendë të ngjeshur parlamentare për ligjvënësit shqiptarë. Puna do të nisë fillimisht në komisionin...

Dendias: Greqia ‘e hapur’ për bisedime me Turqinë nëse Ankaraja ndalon provokimet

Ministri i Jashtëm i Greqisë thotë se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e...

‘Vera andrron detin’ në kinema, filmi mbi pabarazinë gjinore merr çmimin Golden Sun

Filmi kosovar ‘Vera andrron detin’ me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit u shfaq premierë të shtunën për publikun. Vera, një grua në...

TË FUNDIT

‘Dritat e Veriut’ në një nga kullat më të përdredhura në botë

Një nga kullat më të përdredhura në botë është zbuluar në Chongqing, Kinë. Kulla Dance Of Light, e projektuar nga firma e arkitekturës Aedas dhe e përfunduar...

I vjedhur në 1917, dorëshkrimi 1000-vjeçar i kthehet pronarëve të ligjshëm

Një dorëshkrim 1000-vjeçar i grabitur gjatë Luftës së Parë Botërore është kthyer në manastirin grek nga ku ishte vjedhur më shumë se një shekull...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?