Abazoviç duhet të dorëhiqet, ish-këshilltari: Tregoi papjekuri politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç tha se kryeministri shqiptar i Malit të Zi ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta kuptojë realitetin e komplikuar politik në Mal të Zi.

Në një intervistë për Euronews Albania Camaj u shpreh se Abazoviç nuk u bë kryeministër nga vullneti i popullit, po i gjendur rastësisht mes dy grupeve të mëdha politike, pajtimi i të cilëve siç shpjegoi ka qenë gjithmonë i vështirë.

“Ai e ka humbur ndjesinë për politikë reale, kam qenë këshilltar i tij dhe jam munduar t’i tregoj se mali i zi është larg kozmopolizmit që ai pretendonte. Qëllimet i ka pasur të mira, por është treguar politikisht  papjekuri për të realizuar disa projekte që do ta çonin Malin e Zi përpara”, tha Camaj.

Ai tha se Abazoviç po tregon dobësi dhe papjekuri politike duke mos dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë një qeverie të re.

“Edhe këtë që po bën në Parlamentin e Malit të Zi duke e ditur që 90 për qind e deputetëve ja kanë shprehur mosbesimin dhe nuk jep dorëheqjen është dobësi e tij personale. Për mua do të ishte më e mira zgjedhjet e reja; një qeveri teknike me përfaqësues të të gjithë spektrit të përgatisin terrenin për zgjedhje të lira në Mal të Zi”, u shpreh Camaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zjarri përfshin një barakë në Sarandë, 57-vjeçari pëson djegie të gradës së tretë

Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë, të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte dhe mësohet se...

Sazan Guri: Al Pacino është nga Kruja, Robert De Niro arbëresh

Ambientalisti Sazan Guri, është shprehur se aktori amerikan Al Pacino është nga Kruja. Në një intervistë për “Good Morning Albanians” për Euronews Albania, shtoi ndër...

Rezolutë kundër referendumeve, OKB, SHBA dhe NATO dënojnë Rusinë

Organizata e Kombeve të  Bashkuara (OKB) do të paraqesë një rezolutë që dënon 'referendumet'. Duke folur gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,...

TË FUNDIT

“Godet” Sazan Guri: Pikaso dhe Napoleon Bonaparti ishin shqiptarë

Ambientalisti Sazan Guri ka lëshuar deklaratën e fortë, duke thënë se ish-udhëheqësi ushtarak francez Napoleon Bonaparti dhe ish-piktori Pablo Picasso janë shqiptarë. Në një intervistë...

Pro bashkimit me Rusinë, Putin shpall të premten vendimin për referendumet

Asnjë surprizë në referendumet e organizuara nga Rusia, e cila synon të aneksojë disa nga territoret në Ukrainë. Sipas auroriteteve rajonale të mbështetura nga Moska,...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?