PD dhe LSI së bashku harxhuan 5 herë më shumë se PS për fushatën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për fitoren në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit Partisë Socialiste iu desh vetëm 1/5 e parave që shpenzuan partitë opozitare.

Në bilancet e dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se për fitoren në Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër, Partia Socialiste shpenzoi për fushatën 5.58 milionë lekë.

Ndërkohë për opozitën bilanci financiar për fushatën e 6 marsit peshon shumë. Partia Demokratike që nuk mundi të fitojë asnjë bashki dhe vetëm në Rrogozhinë doli e dyta, rezulton që për 6 marsin të ketë shpenzuar 13.48 milionë lekë.

Shumën rekord të shpenzimeve për fushatën e 6 marsin e mban Lëvizja Socialiste për Integrim bashkë me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” me 13.77 milionë lekë.

Mënyra e shpenzimit të parave të shpenzuara në raportin e dorëzuar LSI ndryshojnë nga PS dhe PD. Duke qenë se me logon “Shtëpia e Lirisë” në garë ishin kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha, edhe shpenzimet në pjesën dërrmuese janë mbuluar nga vetë kandidatët. Sipas bilancit të dorëzuar në KQZ, 9.52 milionë lekë i shpenzuan kandidatët, ndërsa vetëm 4.15 milionë lekë ishin shpenzime që u mbuluan me fondet e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në raportet e dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partitë dhe kandidatët i kanë harxhuar paratë për banera, mitingje, zyra elektorale dhe rrjete sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rama: Dramatike nëse vërtetohet se Meta ka qenë spiun, s’e bëra unë president

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se nëse vërtetohet se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë spiun është dramatike. Në një intervistë për Euronews...

‘Nuk ka shanse të kem pazar me ndërtuesit’, Rama: S’do e merrnit vesh

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka pazare mes tij dhe ndërtuesve, pasi nëse kjo do të ishte e vërtetë, nuk do bëhej publike...

Të pathënat e largimit të Arben Ahmetajt, Rama: Llumi nuk mbaron

Kryeministri Edi Rama, tha se lojtarët në një skuadër lëvizin nga një vend tek tjetri, kur u pyet për largimin e Arben Ahmetajt nga...

TË FUNDIT

Rama ‘vulos’ Bashkinë e Tiranës: S’kemi kandidaturë më të mirë se Veliaj

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj, për zgjedhjet e ardhshme lokale në...

Rama: Do godasim me dronë turq, koha është e paparashikueshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi se dronët e blerë nga Turqia, mund të përdoren edhe për goditje, në rast se do të jetë e nevojshme. Në...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?