English

Kryetari i Partisë Demokratike shprehet i gatshëm për të diskutuar ndryshimet e sistemit zgjedhor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot i gatshëm për të diskutuar ndryshimet e sistemit zgjedhor, por këmbënguli se nëse nuk garantohet ndarja e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore cilido qoftë sistemi do të dështojë.

- Advertisement -

Z. Basha u shpreh kështu përpara takimit në selinë e PD-së me përfaqësuesit e tjerë të opozitës. Sipas Kryetarit të PD-së “fajin nuk e ka sistemi” dhe “kjo alibi është e dështuar”.

Ai theksoi se “vendi është në krizë të thellë politike” dhe se kësaj krize “do t’i jepet fund këtë vit”.

Kjo deklaratë ishte replikë ndaj Kryeministrit Rama, i cili më herët në Vjenë, përpara prezantimit të programit të Presidencës së Shqipërisë në OSBE, tha se “kriza politike është artificiale”.

“Në emër të partisë demokratike dhe të opozitës së bashkuar kam qenë dhe jam i hapur dhe e kemi shprehur këtë zyrtarisht për të diskutuar me të gjithë qytetarët shiqptarë në mënyrë gjithpërfshirëse dhe transparente cili sistem zgjedhor do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha kreu i opozitës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?