English

Kryetari i PD Lulzim Basha i dërgon letër OBSH, kërkon ndihmë dhe pajisje mjekësore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka dërguar sot një letër përfaqësuesit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez, ku ka zgjedhur t’i kërkojë mbështetje dhe suport në pajisje mjekësore në këto kohë shumë të vështirë për Shqipërinë.

- Advertisement -

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.”- shkuran Basha në letrën për OBSH.

Në letrën drejtuar Zyrës së OBSH-së në Tiranë, shefi i opozitës Basha ngre edhe shqetësimin e ekspozimit të stafeve mjekësore ndaj infektimit.

“Do të ishim shumë mirënjohës, nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.”- thuhet më tej në letër.

 

 

 letra_1.jpg

letra_2.jpg

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?