English

Kryetari i Shoqatës së bizneseve fton Ramën në debat: Kemi gati propozimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto e fton kryeministrin Edi Rama që të dalë në debat me të për krizën në të cilën ndodhen këto biznese.

- Advertisement -

“Kryeministri bën mirë që del por nuk dëgjon biznesin. Nuk është një bisedë e saktë me pika, e drejtpërdrejtë dhe nuk mund të marrësh grupe të ndryshme interesi, që nuk e dimë a janë këto grupe interesi. Ne nuk jemi thirrur në takim.  Nëse na thërret në debat mediatik jemi gati që t’i themi, ti’ propozojmë për çështjet që ne kemi për t’u zgjidhur”, u shpreh z. Nasto në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Ai nënvizoi se Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe Ballkanin Perëndimor për ndihmën që ka dhënë qeveria për bizneset gjatë pandemisë.

“Gjatë vitit 2021 janë mbyllur mbi 20 mijë biznese. Në 2020 u mbyllën mbi 40 mijë biznese. Tërmeti dhe biznesi ndikuan mbi pandeminë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×