English

Ksera fajtor, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit të dënuar për vjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zyrtarin e lartë.

- Advertisement -

Rekursi është rrëzuar në dhomë këshillimi nga gjyqtarët, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Ish-ministri Spiro Ksera kundërshtonte vendimin e vitit 2016 të Gjykatës së Apelit që e shpalli atë fajtor me vendim të formës së prerë, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim.

Spiro Ksera, ish-ministër i qeverisë Berisha u dënua me 16 muaj burg. Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se ai bashkë me disa vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, kishin vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara për grupet me nevoja specifike.

Edhe pse aktivitetet nuk ishin zhvilluar zyrtarët kishin plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike për organizimin e tyre.

Për lënien në fuqi të vendimit të fajësisë, Euronews Albania kontaktoi ish-ministrin Spiro Ksera, por ai nuk preferoi të komentojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?