English

Kualifikohet Milan, kalon në gjysmëfinalen e kupës së Italisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Milani kaloi në gjysmëfinalen e kupës së Italisë pasi mposhti në San Siro, Torinon me rezultatin 4-2.

- Advertisement -

Një fitore kjo e lehtë në dukje për kuq e zinjtë, por në fakt nuk ishte edhe aq pasi kualifikimi u arrit vetëm në kohën shtesë.

Skuadra e drejtuar nga Pioli vuajti jo pak gjatë kohës së rregullt.

Madje deri në minutën e 91 ishte Torino ekipi që do kualifikohej pasi kryesonte 2-1 por ishte turku Hakan Çalhanoğlu që i futur në fushë si zëvendësues realizoi golin e barazimit.

Në shtesë me sa duket Torinos i mbaruan energjitë dhe Milan-i realizoi edhe 2 herë të tjera. Zlatan Ibrahimovic ishte ai që realizoi golit e katër duke i vënë vulën kualifikimit.

Në gjysmëfinale kuq e zinjtë gjejnë përballë Juventusin. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për ta në të gjitha kompeticionet, një sinjal ky që ekipi ka nisur të futet në  rrugë të mbarë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?