English

Kujdes nga helmimet ushqimore, infeksionisti: Shkak i infeksioneve në traktin tretës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një pakujdesi e vogël në ushqimet apo lëngjet që konsumojmë mund të na krijojë probleme shëndetësore, të cilat mund të kërkojnë edhe shtrim në spital për t’u trajtuar.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euroneës Albania, mjeku infeksionist Arben Pilaca shprehet se pasiguria ushqimore dhe stili i të jetuarit mund të na shkaktojnë probleme dhe të jenë burim për infeksione.

“Nëse këto produkte janë të kontaminuara, nuk janë në cilësinë e duhur higjienike, sigurisht janë burim për goditjen e parë të shëndetit të njerëzve”, thotë mjeku.

Përgjatë verës vërehet edhe numri më i madh i personave që kërkojnë ndihmë për infeksion të traktit tretës.

“Kur njerëzit lëvizin, shkojnë nëpër pushime, udhëtojnë shumë, konsumojnë produktet e rrugës, bëjnë kampingje, humbet vigjilenca, pra në periudhën e verës konstatojmë që kemi një rritje të numrit të personave që kërkojnë ndihmë për infeksionet e traktit tretës. Shkaktarët janë të ndryshëm, duhet të kemi gjithmonë kujdes atë çfarë konsumojmë”, shprehet Pilaca.

Sëmundjet nuk janë të shkëputura nga gjendja e përgjithshme imunitare, ndaj këshillat e mjekut janë për kujdes të gjithanshëm në reduktimin e dëmeve në shëndet.

“Përtej porosive që japin për higjienën, kujdesin, gjithçka konsumojmë, një porosi tjetër është si të menaxhojmë stresin, stresi ndikon tek imuniteti njerëzor, ne duhet të bëjmë jetë të shëndetshme se dhe gjumi i mirë i plotë, qetësia, pushimi organik, menaxhimi i stresit ndikojnë që ne t’i përballojmë më mirë dhe infeksionet që vijnë nga trakti tretës”, thotë mjeku.

Mjekët pohojnë se personat me imunitet të komprometuar, fëmijët, të moshuarit apo të sëmurët kronikë janë më të predispozuar për të kaluar në forma të rënda infeksionet e traktit tretës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?