English

“Kujt i bërtet kështu?!”- Debate te “Sterilizmi”, PS braktis seancën në komision

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Socialiste ka braktisur mbledhjen e Komisioni Heimor për Kontrat Koncensionare në Shëndetësi, ku mbahej seanca dëgjimore me përfaqësues dhe auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

- Advertisement -

Shkak për vendimin e socialistëve u bënë përplasjet mes drejtueses së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi i kërkoi Ndrecës që të fokusohej te pyetjet dhe të mos intimidonte dëshmitarët përmes komenteve. Sakaq Ndreca e akuzoi se nuk po e lejonte të kryente detyrën që i ka caktuar parlamenti dhe të realizonte të gjitha pyetjet e tij.

Më pas seanca në komision vijoi vetëm me përfaqësuesit e partisë Demokratike dhe dëshmitarëve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të cilët kanë hartuar raportin për koncesionin e Sterilizimit dhe Check-up-it.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Të lutem bë pyetje, mos bë komente, ke marrë monopolin e pytejeve. Po e shantazhon dhe po e kërcënon dëshmitarin, vetëm për t’u hakmarrë për raportin që KLSH-ja ka bërë kur ke abuzuar në Ministrinë e Arsimit.

Ndreca: Jo nuk po e shantazhoj. Ky komision nuk kthehet as në Rithemelim as në Foltore. Ky Komision është i Kuvendit të Shqipërisë dhe do funksionojë siç e përcakton Kushtetuta

Nëse ti nuk më lejon të bëjë detyrën që ma ka caktuar seanca plenare atëherë ti nuk do bësh asgjë tjetër përveç kësaj.

Vokshi: Kujt i bërtet kështu njëherë, pse u shqetësove? Pse je nervozuar? Pse u shqetësove nga raporti i zotërisë.

Ndreca: Ty nuk të shqetëson pse cënohet integriteti i një anëtari të komisionit, të shqetëson se sa minuta të njekë ballkoni.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?