English

Kukësi merr sërish kryesimin e kampionatit, mposhtin Laçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kukësi rimori kreun e renditjes pasi mposhti Laçin në Elbasan Arena me rezultatin 3-1. Ndeshja nuk nisi mirë për formacionin e drejtuar nga Shpëtim Duro pasi kurbinasit arritën të kalonin të parët në avantazh, por verilindorët reaguan mjaft mirë dhe brenda pak minutave barazuan shifrat me Krisal Abazajn.

- Advertisement -

Në pjesën e dytë Kuksianët realizuan edhe dy herë të tjera me Shkurtajn dhe Ethemin dhe siguruan një fitore mjaft të rëndësishme.

Ndërkohë që ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht Korçarët realizuan me anë të një 11 metërshi.

Penalltia u cilësua si e padrejtë nga lojtarët ballshiotë të cilët protestuan tek kryesori i ndeshjes. Pak minuta pas realizimit të golit nga Skënderbeu ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të një tensioni mes pankinave.

Me pas çdo gjë iu rikthye normalitetit dhe në minutën e 86 Bylis realizoi golin e barazimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?