Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në javën e 22-të të Superligës përballë Bylisit.
Verilindorët ishin në avantazh për pjesën më të madhe të kohës, por në minutat e fundit të shtesës, kur po pritej vërshëllima e kryesorit të ndeshjes, ballshiotët realizuan golin e barazimit.
Një hap fals ky për formacionin e drejtuar nga Shpëtim Duro që kishte mundësinë të shkëputej me tri pikë nga Tirana e vendit të dytë. Tashmë diferenca mes bardhebluve dhe verilindorëve është 1 pikë.
Ndërsa Partizani arriti një fitore mjaft të rëndësishme. Të kuqtë mposhtën me përmbysje 3-1 Laçin. Dy gola të Bruno Telushit dhe një i Bitrit i dhanë fitoren kampionëve të Shqipërisë.
Më në fund, pas 22 javëve edhe Flamurtari arriti fitoren e parë. Vlonjatet triumfuan në transfertë përballë Luftëtarit 1-0.