English

Kukësi rimerr kreun përballë Partizanit, kryeqytetasit fitojnë bindshëm ndaj Luftëtarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas fitores minimale 1-0 përballë Partizanit, Kukësi ruan kreun e kategorisë superiore me 35 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë.

- Advertisement -

Edhe kjo javë nuk kaloi pa kontestime pasi futbollistët e Partizanit protestuan tek arbitri i ndeshjes. Sipas tyre goli i Kristal Abazajt nuk duhej cilësuar si i rregullt pasi nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Pavarësisht polemikave verilindoret morën një tre pikësh me shumë vlerë ndërkohë që tek Partizani situata nuk duket aspak e mirë. Për të kuqtë kjo ishte humbja e dytë radhazi.

“Sigurisht që ishte një takim shumë i rëndësishëm ndaj kampionëve në fuqi dhe fitorja patjetër ishte jashtëzakonisht e rëndësishme në këto momente pas barazimit që bëmë në Gjirokastër dhe sigurisht u rikthyem sërish në vendin e parë”, është shprehur trajneri i Kukësit Shpëtim Duro.

Ndërsa për trajnerin e Partizanit, pavarësisht humbjes, skuadra bëri një lojë të mirë.

“Ishim në një situatë emergjente, por pavarësisht mungesave që patëm jam i kënaqur nga skuadra për shpirtin dhe performancën që dha në fushën e lojës. Luajtëm fort deri në fund dhe nuk meritonim ta humbisnim ndeshjen”, është shprehur Adolfo Sormani.

Ndërkohë që Tirana duket se më në fund e ka rigjetur rrugën e duhur. Bardhe e blutë arritën një fitore fantastike përballë Luftëtarit në shifrat 5-1 dhe tani shikohen si pretendentët më seriozë për të fituar titullin.

“Lojtarët japin 100% në çdo ndeshje. Duke ecur dhe duke fituar ndeshje edhe lojtarët kanë fituar vetëbesim. Ekipi duket më solid, më i përqëndruar dhe duan të vazhdojnë prap me rezultate dhe të marrin maksimumin në çdo ndeshje”, është shprehur trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

Në ndeshjen e ditës së diel Teuta mposhti minimalisht 1-0 Bylisin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?