Policia e Kuçovës ka bërë të mundur konstatimin e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mendrak, të ndodhur në vitin 2021.
Shtetasi me iniciale E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim tre ditë më parë ndërsa ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i tij. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se i arrestuari ka bashkëpunuar me shtetasin me iniciale Sh. H., aktualisht i arrestuar, dhe B. Ll, i cili është aktualisht në kërkim.
Të tre personat e përfshirë kanë kultivuar në vitin 2021 bimë narkotike kanabis në fshatin Mendrak. Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e shtetasit B. Ll.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tentohet të vidhet banesa në Lushnjë, autori qëllon me çifte pronarin
- Emrat| Qëlluan agjentët e BKH në Fier, arrestohen tre të afërmit e Agron Kapllanaj