English

Kupa ‘Gjergj Kastrioti’, skuadra nga Kosova e Shqipëria do ndeshën me njëra-tjetrën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka startuar në Korçë kupa “Gjergj Kastrioti”, e vlefshme për volejbollin e femrave. 4 ekipe shqiptare e 4 nga Kosova do të luftojnë për të marrë titullin.

- Advertisement -

Edhe pse në setin e parë u mendua se vajzat nga Ferizaj do të bënin të vështirë ndeshjen Skënderbeut, tre setet e tjera janë rikuperuar shpejt duke përfunduar ndeshjen në total 3-1 në favor të korçareve.

Për trajnerin Orlando Koja mungesa e pasueses u vu re gjatë ndeshjes ndërkohë që ka vlerësuar lojën e ekipit.

“Përfundimi ishte një lojë e bukur me mbrojtje dhe kundërsulme. U kënaqem ishte nivel i mirë. Nuk kishim pasuesen titullare, lojtaret ishin të reja. Unë kam përdorur Williams pasuese dhe cilësore ne gjitha pozicionet”, u shpreh Orlando Koja.

Kapitenia e skuadrës nga Ferizaj justifikimin e ka gjetur tek mungesat në ekip.

“të them të drejtën ne udhëtuam që të bëjmë me të mirën, sepse na mungojnë 2 lojtarët kryesorë, seti i parë nuk prisnim ta fitonim por ja dolëm. Seti i dytë nuk ja dolëm, secila ndërroi pozitën, u munduam, Skënderbeu luajti mirë, edhe pse ata kishin mungesa”, tha Nazmie Ibrahimi.

Partizani, Skënderaj, Tirana, Vllaznia, Drita, Skënderbeu dhe Fer Volley janë skuadrat që do të garojnë për titullin kampion “Gjergj Kastrioti”.

Turneu pritet të zgjasë 1 muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?