English

Kur Wikileaks tronditi botën, ‘rrodhën’ 250 mijë dokumente sekrete të SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Wikileaks ishte kryefjala e ditës para rreth 10 viteve. Publikimi i më shumë se 250 mijë dokumenteve sekretë që hapen magazinat e nëndheshme të diplomacisë amerikane pushtuan të gjitha lajmet në botë.

- Advertisement -

Ajo që ndodhi ishte foto nudo e të gjithë diplomacisë sekrete amerikane. Aty ndodhen të gjitha komunikimet e 250 ambasadave amerikane në të gjithë botën.

U tregua për llogaritë e detajuara të korrupsionit nga regjimet e huaja, dërgesat e fshehta të armëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe shumë informacione të tjera.

Por si nisi historia? Një kartë memorie, jo më e madhe se sa dy thonj njeriu, mbërriti në fillim të vitit në duart e njërit prej gazetarëve të “The Guardian”. Pajisja ishte aq e vogël sa mund të vihej në qafë edhe si varëse dhe askush nuk do të dyshonte për të, por përmbajtja e saj është konsideruar një “bombë” që do të tronditë të gjitha kancelaritë e botës.

Ajo është goditja më e madhe që i është bërë ndonjëherë diplomacisë amerikane. Ushtria amerikane dyshon se personi që ka shkaktuar rrjedhjen më të madhe të informacionit në historinë e njerëzimit është Bradley Manning, një analist i shërbimit sekret.

22-vjeçari është mbajtur në izolim për shtatë muajt e fundit dhe do përballet me një gjyq ushtarak në vitin e ri.

Në ditën kur Wikileaks, faqja e internetit  tronditi qeveritë më të mëdha botërore, njoftoi për publikimin e dokumenteve sekrete që tregojnë marrëdhëniet e “fshehta” mes qeverive të ndryshme, serverët e saj u bene te  paarritshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?