English

‘Kurrë me fashizmin’, Meloni në Parlament: Italia, partner i besueshëm i Perëndimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nuk kam pasur kurrë simpati për regjimet, përfshirë atë fashist. Me këtë zotim, Giorgia Meloni ka mbajtur të martën fjalimin e parë si kryeministre në Parlamentin e Italisë.

- Advertisement -

Ndonëse është shprehur e vetëdijshme për vështirësitë që ka përpara, Meloni është zotuar se do të përmbushë programin e saj qeverisës.

Gjithashtu, një tjetër premtim i saj ka qenë se Italia do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm i aleancave perëndimore.

“Ata që nga jashtë duan të mbikëqyrin Italinë nuk tregojnë mungesë respekti ndaj meje, por ndaj popullit italian, që nuk ka nevojë për leksione nga askush. Italia vazhdon të jetë pjesë e Perëndimit dhe sistemit të aleancave të tij. Në këtë aspekt, NATO i garanton demokracisë sonë një kuadër paqeje dhe sigurie. Është detyrë e Italisë të kontribuojë tërësisht. Liria ka një kosto: Italia do vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në gjirin e Aleancës Atlantike, duke nisur me mbështetjen për popullin ukrainas, që i është kundërvënë pushtimit të Rusisë”, tha Meloni.

Në fund Meloni u ka rezervuar një falënderim presidentit Mattarella, paraardhësit të saj në detyrë, Mario Draghi dhe popullit italian, që vendosi të mos mungonte në takimin elektoral dhe përmes votës shprehu mbështetjen për koalicionin e djathtë. “Do t’i mbaj premtimet e mia edhe nëse kjo do të më kushtojë rizgjedhjen”, ka thënë më tej Meloni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×