English

Kurti: Agim Veliu tradhtoi qeverinë dhe policinë, Mustafës i kërkova të kandidojë një ministër tjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

- Advertisement -

“Ministri i Brendshëm ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë. Natyrisht që 19 të infektuarit deri mbrëmë nuk ishin për 19 orë.

Të thuash pa kurrfarë evidence, pa bazë shkencore, pa kurrfarë raporti institucional se nr i të infektuarve po shtohet nga ora në orë, është e papërgjegjshme. Kur ke edhe përgjegjësinë ekzekutive është e dënueshme.

Së dyti përveç se u gënjye live në TV për të shtuar panikun dhe për të frikësuar njerëzit, ish-ministri mbështeti shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është e palejueshme dhe nuk kisha zgjidhje tjetër sot veçse ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu.

E kam njoftuar kryetarin e LDK dhe kam kërkuar emër tjetër për ministër të punëve të brendshme në administratë. Nuk e kam zëvendësuar me një që e preferoj, por kam kërkuar emër tjetër prej atij që shprehu tradhti të dyfishtë, tradhti ndaj qeverisë ku bën pjesë dhe tradhti nga policisë së Kosovës.”

Kurti tha se policia po punon me orare normale dhe nuk është në gjendje të jashtëzakonshme. 

 

Lexoni gjithashtu

Kurti në konferencë: Situata e COVID-19 është nën kontroll, kërkesa e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme, e panevojshme 

LDK do të ndërmarrë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti

Isa Mustafa i vendos dy kushte Kurtit: Ka shkelur marrëveshjen e koalicionit

“Minoi punën e qeverisë”, Kryeministri Albin Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?