English

Kurti: BE të kontrollojë progresin e reformave, suksesi i Kosovës të njihet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë këtë të enjte në samitin e tretë rajonal për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç dhe që u mbajt në qytetin e Kotorit.

- Advertisement -

Në fjalën e tij Kurti e vuri theksin te përkushtimi i Kosovës për zbatimin e vlerave demokratike. Ai tha se mesazhi që kishte për BE-në ishte që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të njoh suksesin e Kosovës në këtë drejtim. Sipas tij Kosova i ka përmbushur të gjitha reformat në agjendë dhe se Plani i Rritjes ofron një mundësi për t’u bashkuar me tregun e përbashkët europian.

“Kosova është e përkushtuar për vlerat demokratike, vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve. Teksa jemi mbledhur këtu për të diskutuar rrugën drejt Europës suksesi i Kosovës duhet të njihet. Kjo është strategjia me efikase për të forcuar lidershipin në Ballkanin Perëndimor. Nëse Bashkimi Evropian mbështet vënde që promojnë pluralizimin politik dhe sundimin e ligjit ata do të udhëheqin ndryshimin. Nëse ka një mesazh që do të doja t’i dërgoja Bashkimit Evropian nga Kotori është që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit. Më lejoni të adresohem për progresin që kemi bërë. Në Kosovë Plani i Rritjes përfaqëson një mundësi për t’u bashkuar me tregun e përbashkët. Përmbushja e reformave të agjendës qeveritare është thuajse e përfunduar. Ne kemi vepruar në përputhje me propozimet e BE-së”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×