ryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hequr taksën 100% ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Ishte vetë kreu i qeverisë së Kosovës që e postoi vendimin në faqen e vet në Facebook.
Edhe pse z. Kurti nuk e përmend, burime të Euronews Albania bëjnë me dije se ministrat e LDK-së bashkë me zëvendëskryeministrin kanë votuar kundër.
Kurti bën me dije gjithshtu se deri më 1 prill qeveria do të shfuqizojë vendimin për taksën dhe fillimin e vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë…
“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, shkruan z. Kurti.
Dy ditë më parë kreu i LDK, Isa Mustafa bëri me dije se partia që ai drejton do të ndërmarrë një mocion votëbesimi ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij me qëndrimin ndaj taksës serbe po minon marrëdhëniet me SHBA.
“Sot ka ndodhur një veprim i papritur dhe i paparalajmëruar, shkarkimi i një ministri të LDK-së, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit që thuhet se Kryeministri paraprakisht konsultohet me kryetarin e LDK-së. Për neve është veprim që tregon se nuk do të bashkëpunoj me ne dhe kemi vendos që LDK të inicioj mocionin e votëbesimit për Qeverine Kurti”, tha partneri në qeveri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga radhët e LVV.
Mund të lexoni gjithashtu:
Kosovë: Shkarkimi i ministrit të LDK-së nga Kryeministri dhe taksa 100% çajnë koalicionin qeverisës
LDK do të ndërmarrë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti