English

Kurti për barrikadat në Veri: Koha që i kemi dhënë KFOR-it për të vepruar po shteron

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeveria e tij i ka dhënë kohën e mjaftueshme KFOR-it për të hequr barrikadat në Veri, por theksoi se koha po shteron, pasi ende nuk është vepruar.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, Kurti u shpreh se vendosja e barrikadave është një veprim i paligjshëm që nuk do të tolerohet.

“Vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimet e sigurisë ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht kjo kohë po shteron me shpejtësi.

Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo dhe hapësira e nevojshme i është dhënë KFOR-it. Por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?