English

Kurti thirrje diasporës: Prilli vendimtar për ta ndaluar rritjen e COVID-19, ndryshe sistemi shëndetësor bie në kolaps

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arsyet e kërkesës së tij për bashkatdhetarët me qëllim të luftimit të përhapjes së pandemisë me coronavirusin e ri COVID-19. Ai në një konferencë për media tha se prilli do të jetë muaji vendimtar për të ndaluar lakoren e rritjes së kësaj sëmundjeje që tashmë ka prekur të gjithë botën, shkruan KosovaPress.

- Advertisement -

“Ndihma e diasporës ka qenë e vazhdueshme në luftë e në paqe. Jemi të vetëdijshëm se shteti ynë as për së afërmi nuk ua ka larë borxhin bashkatdhetarëve, por duke qenë bashkë me ta do të tejkalojmë këtë sfidë, më e madhja kjo në Kosovën e pavarur. Tash na duhet angazhim dhe përqendrim që të dalim sa më shpejt dhe sa me pak pasoja”, u shpreh Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë të bjerë intensiteti i kurbës së përhapjes së coronavirusit, në të kundërtën gjendja mund të rezultojë me vdekje të shumta dhe të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor.

283 persona të prekur me COVID-19 janë identifikuar deri tani në Kosovë, 27 vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që nisur nga shifrat në rritje një ditë më parë prishtina u shpall zonë karantine duke ndaluar të gjitha hyrje-daljet në kryeqytet.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?