English

Kush është Elisabeta Imeraj, nga dosjet e bujshme tek përplasja me ONM

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elisabeta Imeraj u emërua prokurore në vitin 2005, 17 vjet më parë.

- Advertisement -

Ajo ka hetuar një seri dosjesh, grupesh e personazhesh kriminalë.

Një ndër to ishte edhe arrestimi në vitin 2014 i kolumbianit Cesar Triana. Për të Imeraj kërkoi dënimin me 15 vite burg në lidhje me 250 kilogramë kokainë të kapur në atë kohë në Malin e Zi.

Po në këtë vit Imeraj hetoi dosjen e “xhihadistëve”, një grup shqiptarësh të cilët dërgonin në Siri besimtarë myslimanë.

Për 9 persona prokurorja kërkoi 152 burg, një proces i cili kaloi më mjaft akuza mes saj dhe  të arrestuarve.

Në 2017 ajo ishte pjesë e grupit të prokurorëve të Krimeve të Rënda që hetuan ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në 2018 Imeraj u komandua drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Në këtë institucion ajo hetoi çështje mjaft të rëndësishme.

Dosja e cila ndezi debat të madh mes saj dhe politikës ishte ajo e lobimit në Amerikë me para ruse të Partisë Demokratike.

Opozita e akuzoi se ajo po përdorej politikisht në këtë rast.

Imeraj ka hetuar edhe skandalin e ndërtimit të Unazës së Re ku firma DH Albania kishte falsifikuar dokumentet që e shpallen fituese të tenderit.

Një vit më parë ajo kaloi shkallën e parë të vetingut.

Vendimi u kundërshtua nga ambasadorja Yuri Kim e cila reagoi ashpër në lidhje më vendimin e dhënë nga KPK.

Vëzhguesit ndërkombëtarë pretendonin se prokurorja kishte probleme me deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe integritetin profesional. Imeraj dhe përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs u përballën në një seancë të gjatë në KPK. Ai e akuzoi se kishte përgjuar e shantazhuar anëtarët e komisionit, por prokurorja i mohoi këto akuza.

Beteja e fundit do të zhvillohej në Apelin e vetingut me ndërkombëtarët që e donin jashtë sistemit dhe Imeraj e cila kërkonte qëndrimin me çdo kusht.

Në fund KPA e shkarkoi me një vendim unanim, ashtu siç ishte dhe ai i shkallës së parë të vetingut për ta konfirmuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?