English

Kush është i riu që u gjet i vdekur në konvikt? Ja çfarë deklaroi policia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 21-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në tualetin e një shkolle private.

- Advertisement -

Simon Sholla i cili u gjet i vdekur brenda konviktit të shkollës fetare “Kryqi i Nderuar”, sipas dhënave ka qenë ish-nxënës i shkollës. Ai kishte ardhur për pushime dhe është akomoduar në konvikt.

Policia ka deklaruar se pranë trupit të të riut janë gjetur ilaçe për depresionin dhe dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës, duke shkaktuar vdekjen nga mbidoza.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?