English

Kush është lojtari më i paguar në Seria A

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

7 gola dhe 2 asiste numëron këtë sezon Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit, i cili gjithashtu është më i paguari në kampionatin Italian. Nigeriani ishte padyshim lojtari më i mirë i sezonit të fundit, ku skuadra e tij u shpall kampione, ndaj vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit. 24-vjeçari paguhet 10 milionë euro neto, duke qëndruar në krye të listës, i ndjekur nga Vlahoviç i Juventus dhe Romelu Lukaku i Romës.

- Advertisement -

Mediat italiane kanë publikuar detajet sa i përket pagesave të futbollistëve, ku bie në sy se në 10 lojtarët më të mirëpaguar, Interi dhe Juventusi kanë nga 4, Napoli 1 dhe Roma 1.

Dusan Vlahoviç vjen i dyti në radhë me 7 milionë euro, së bashku me Lukakun e Rabiot po me 7. Portieri polak i Juventusit është më i paguari në këtë rol në kampionatin italian, kjo dhe falë besnikërisë së treguar ndaj zonjës së vjetër, që e vlerëson me një pagë prej 6.5 mln euro. Në radhë më pas vijnë Lautaro, Alex Sandro, Calhanoglu, Thuram dhe i dhjeti Bastoni.

Ekipet italiane po zhvillojnë një sezon pozitiv si në kampionat, ashtu dhe në kupët e Evropës, teksa kujtojmë se sezonin e fundit morën pjesë në të treja finalet në Champions, Europa League dhe Conference, ndërsa nuk fituan asnjërën prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?