Sot në mbrëmje për herë të parë luhet finalja e Conference Legue në Air Albania. Kush do të jetë fituesi i kupës, Roma apo Fejnord?
Ndërsa kjo është pyetja që pret përgjigjen nga kjo përballje sytë e shqiptarëve janë përqendruar tek mbrojtësi i Romës dhe Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla.
Marash Kumbulla do të jetë futbollisti i dytë shqiptar që vesh fanellën e Romës. Për të cituar të parin është e nevojshme të kthehemi 91 vite mbrapa, më 1939, kur Naim Kryeziu, “shigjeta e Tiranës”, nënshkroi për verdhekuqtë.
Ai përfaqësoi këto ngjyra deri në vitin 1947, duke fituar kampionatin historik të sezonit 1941-1942.
Kumbulla është djali i një emigranti shqiptar, i cili mbërriti në 1996 në Itali me gomone nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë.
Në vitin 2000 lindi Marash Kumbulla. Fillimisht ai u angazhua me ekipin e Veronës, ku dhe shkëlqeu si titullar i ekipit.
Me kombësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare, ai zgjodhi të jetë pjese e Kombëtares shqiptare. Më 14 tetor të 2019 Kumbulla debutoi për herë të parë me Kombëtaren e Shqipërisë kundër Moldavisë.
Në shtator të 2020 Kumbulla iu bashkua ekipit të Romës për 5 vite.