English

Kush është skuadra e vetme në Evropë që ka shënuar 18 fitore radhazi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fenerbahce është skuadra e cila po tërheq vëmendjen e gjithë Evropës, dhe kjo jo pa një arsye. Skuadra turke ka një ecuri perfekte në kampionat dhe kontinentin e vjetër, madje regjistron 18 fitore radhazi.

- Advertisement -

Në superligën turke ka 9 fitore, e 9 të tjera në ligën e konferencës. Të besuarit e Ismail Kartal janë të pëprekshëm, pavarësisht kundërshtarit, ndërsa i fundit ishte Ludogorets, ndaj të cilëve u arrit fitorja 3-1. Kjo ishte e treta në grupin H, ku skuadra tashmë udhëheq në vendin e parë.

Në kampionat ka mundur të lërë pas rivalët e Galatasarayt, edhe këta të fundit me investime të jashtëzakonshme, por diferenca është 2 pikë. Ajo cka ka tërhequr më tepër vëmendjen është përbërja e skuadrës, me lojtarë të cilët janë larguar nga ligat kryesore. Konkretisht emra si Batshuayi, Tadic, Fred, Dzeko, portieri Livakovic e të tjerë lojtarë që kanë gjetur veten në skuadër.

Mbështetja nga tifozëria po ashtu ka qenë e lartë, pasi është ngjallur shpresa tek kjo skuadër, e cila nëse vijon me këtë ritëm do të mund të fitojë titullin numër 29. Rrugëtimi pritet të jetë edhe më i vështirë, për faktin se Galatsaray apo Besiktas po ashtu kanë të njëjtin synim dhe paratë e shpenzuara janë të mëdha, por shancet për verdhezinjtë janë reale.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?