English

Kush i blen apartamentet? Duhen 45- 60 vite për të blerë një banesë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e larta të apartamenteve, po ua bëjnë të pamundur, qytetarëve blerjen e një banese.

- Advertisement -

Edhe ato zona të cilat vitet e kaluara, konsideroheshin të përballueshme, këtë vit po ndodh e kundërta.

Para dy vitesh në Fresk, mund të gjeje apartament me 500 euro, ndërsa këtë vit ka një dyfishim të tij, deri në 1000 euro.

“Ne e kemi blerë shtëpinë, por me kredi e kemi. Ne paguajmë 240 në muaj. Nuk e kemi mundësinë të blemë një shtëpi me paratë në dorë”, u shpreh një grua.

Për ata që tashmë e zotërojnë një pronë, rritja e cmimive ka qënë në favor të tyre.

“Unë mendoj që populli se ka mundësinë, por unë si individ e kam zgjidhur këtë punë. Unë kam ardhur në ’95 dhe këtu shtëpinë e kam blerë 9 mln, tani është bërë 50 milionë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Por kush po i blen këto apartamente?

Nisma Globale Kundër Krimit Ndërkufitar, thotë në një raport për Shqipërinë se krimi i organizuar pastron çdo vit miliona euro në sektorin e ndërtimit. Blerës të këtyre aparatamenteve janë edhe emigrantët.

Një familje në Shqipëri, i duhet të punoj nga 45 deri në 60 vite, për të blerë një shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?