English

Kush ka shkelur kushtetutën? “Venecia” në Tiranë për përplasjen Presidencë-Kuvend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas ngërçit te krijuar në nëntor të vitit 2019 me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe zgjedhjes së dy personave për të njëjtin vend, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë ardhur sërish në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë për të thënë fjalën e fundit për këtë çështje.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e Venecias kanë takuar deri tani kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, anëtarë të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit, dhe me pas takuan kreun e shtetit Ilir Meta. Ai u shpreh se në bashkëpunim me Komisionin e Venecias u hartua një Kushtetutë, balancë e së cilës u prish me kalimin e kohës nga ndërhyrjet e shumta.

“Kurrë nuk do të guxoja ta thërrisja Komisionin e Venecias, për një çështje kaq elementare për të cilën Komisioni i Venecias na i ka dhënë rekomandimin të qartë kur kemi bërë kushtetutën për këtë çështje, për Gjykatën Kushtetuese, dhe që është reflektuar siç e ka shkruar vetë Komisioni i Venecias, për të garantuar balancën e Gjykatës Kushtetuese.

Dhe sidomos për të lexuar thelbin e gjithë kësaj çështjeje, apo të këtij debati që nuk arrijmë dot këtu të kemi konsensus, që është pikërisht neni 179 tek dispozitat kalimtare të kushtetutës, pika 2, ku thuhet qartësisht, anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës , i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë.

Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të ligjit. Tani këtë edhe dy fëmijë në klasën e parë e lexojnë qartë dhe e zgjidhin qartë”, u shpreh z. Meta gjatë takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Axhenda e përfaqësuesve të Venecias vijoi me një takim në orën 16:00 me Arta Vorpsin, anëtaren e kushtetueses e zgjedhur nga KED me mekanizmin zhbllokues por që u betua përpara noterit, pasi Presidenti nuk e njeh emërimin e saj. Delegacioni i Venecias do të takoje nesër kreun e KED, Ardian Dvorani. Pas vizitës në Tiranë, do të ketë edhe një raport paraprak, ndërkohë që më 20 mars do të mbahet seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit te Venecias ku do të behet publik edhe opinionin final i këtij institucioni.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?