English

Kush qëndron pas sulmit kibernetik në Kosovë? Eksperti: Është i mirëorganizuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi thotë se ende nuk ka një hetim lidhur me sulmin kibernetik të ndodhur ndaj infrastrukturës informative të qeverisë.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibishi u shpreh se sulmi kibernetik ishte i organizuar mirë dhe ekziston rreziku për pasoja më të rënda në të ardhmen.

“Ende nuk ka një hetim të veçantë në lidhje me se nga vjen sulmi. Duket se është një sulm i organizuar mirë ndaj institucioneve të qeverisë. Për momentin nuk ka shkaktuar dëme, por ekziston rreziku permament që në të ardhme të afërt të prodhojë pasoja edhe më të rënda, sidomos pas situatës në Shqipëri dhe në rajon në përgjithësi. Nuk kemi kapacitetet e duhura për reagim”, theksoi ai.

Infrastruktura informative e qeverisë së Kosovës ra pre e një sulmi kibernetik disa ditë më parë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ai tha se sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të institucioneve.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?