Përbërja e Gjykatës Kushtetuese është futur në procedurë nga Komisioni i Venecias. Në faqen zyrtare të institucionit është publikuar kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë ku si objekt ka zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa u bë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas përplasjes së krijuar ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit Ilir Meta mbi një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe mazhoranca njohin Arta Vorpsin.
Pas këtij konflikti, mazhoranca ka kërkuar një opinion të Komisionit të Venecias të cilin do t’ia bashkëngjis Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për Presidentin Meta.