English

Kushti holandez që do të vononte çeljen e negociatave për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenca kroate e Bashkimit Evropian ka propozuar çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas projekt-përfundimeve të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të 24 marsit, dokument i zbuluar nga Euronews Albania.

- Advertisement -

“Kjo nuk do të thotë që vendimi është i marrë sot, por ky është thjesht një draft-propozim i cili do të diskutohet mes vendeve këtë javë dhe në fillim të javës që vjen, para këshillit të Çështjeve të Përgjithshme ku do të duhet të merret një vendim nga ministrat e vendeve të ndryshme të BE,” sqaroi nga Brukseli korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri.

Vendimi i çeljes së negociatave duhet të jetë unanim dhe për këtë duhet të binden edhe Franca, Holanda dhe Danimarka kanë qenë kundër.

Së fundmi duket se tre shtetet kanë filluar të zbuten lidhur me qëndrimin e tyre.

Burime për Euronews Albania thanë se kushtet e Bundestagut mungojnë në tekstin paraprak, që do të duhet të përfshihen patjetër sepse pa përfshirjen e tyre Gjermania nuk mund të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Edhe Holanda i është bashkangjitur kushteve të Gjermanisë, por ka shtuar edhe kushtet e saj ndryshe nga ato të Bundestagut.

Një prej tyre është ligji për median, i cili është çuar për këshillim në Këshillin e Evropës.

Një tjetër klauzolë nga Holanda është kushti për pastrimin e parave dhe për zbatimin nga ana e Shqipërisë në mënyrë të plotë të të gjitha kushteve të MONEYVAL, autoritetit të përhershëm pranë Këshillit të Evropës i ngarkuar me përputhshmërinë e standardeve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Kjo do ta vononte me të paktën 1 vit çeljen e negociatave, vetëm për Shqipërinë, në qoftë se Holanda e mban këtë qëndrim deri në momentin e fundit,” deklaroi korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri.

Negociatat do të nisin nesër mes vendeve anëtare për të arritur dhe një herë një qëndrim të përbashkët.

“Kësaj radhe shpresa është më e madhe për një vendim pozitiv, për Maqedoninë e Veriut një gjë e tillë është gati e sigurt, ndërsa për Shqipërinë mund të ketë vonesa, të cilat varen nga kushtet që duhet të plotësojë vendi paraprakisht para Konferencës Ndërqeveritare nëse merret vendim pozitiv për çeljen e negociatave, pastaj po kështu edhe me hapjen e kapitujve të parë,” tha Bunguri nga Brukseli.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×