English

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të hënën për krijimin e qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme që drejtohej nga Glauk Konjufca, e në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, shqyrtoi kërkesën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë.

- Advertisement -

Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj vendosi që seanca të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës që është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas mbledhjes, para mediave foli shkurt kryeparlamentari Konjufca, i cili kur u pyet nëse do të japë dorëheqje nga pozita e tij e mohoi këtë opsion.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve”-tha kryeparlamentari i Kosovës.

Askush nga përfaqësuesit e partive të tjera nuk është deklaruar për media, përfshirë këtu edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Deri tani Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Problem mes tyre mbetet edhe posti i kryeparlamentarit, i cili u propozua njëanshëm nga Vetëvendosjes në seancën konstituive, e të cilin tani e kërkon Lidhja Demokratike deri në zgjedhjen e Presidentit.

Kryetari i Lëvizjes së Vetëvendosjes, z. Albin Kurti nuk ka arritur akoma një kompromis me Lidhjen Demokratike të Isa Mustafës.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?