Kuvendi Kombëtar i Komisionit të Rithemelimit shkarkoi sot Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit parlamentar të PD.
Këshilli Kombëtar që do të dalë sot pas votimit në Kuvend do të zgjedhë kryetarin e ri të grupit.
“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet Këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.
Ndërkohë 22 maji do të jetë dita kur Rithemelimi i Sali Berishës do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Vendimi është marrë në Kuvendin e sotëm që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
LEXONI GJITHASHTU
- Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet më 22 maj
- Përlotet Topalli: S’jam larguar nga PD, nuk e mendoja të korruptohej opozita
- Këlliçi: Çdo shqiptar e kuptoi se partinë nuk e bën vula dhe godina