Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës mbaron në maj të këtij viti.

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Ata që dëshirojnë të kandidojnë, duhet të paraqesin dokumentet në kryesinë e kuvendit brenda datës 19 prill.

- Advertisement -

Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli.

Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.  

Por viti 2017 tregoi se Avokati i Popullit mund të bëhet edhe pjesë e marrëveshjeve politike mes kryetarëve të partive – në kundërshtim me ligjet e vendit.

Kështu, në maj të 2017-ës, kryeministri Rama dhe asokohe kreu i opozitës, Basha, ranë dakord që ky post, t’i takonte opozitës.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë një marrëveshje politike, apo Avokati i Popullit këtë herë do të zgjidhet sipas procedurës dhe kritereve ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kreu i Republikanëve serbë: Ja pse është përfshirë nipi i Millosheviçit në politikë

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se përfshirja në politikë e nipit të Sllobodan...

Politikani serb: Vuçiç po përgatitet për konflikt të armatosur në Kosovë

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet për...

“Më keq se me Millosheviçin”/Politikani serb: Vuçiç pret urdhrin nga Putin për luftë

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po pret urdhrin...

TË FUNDIT

Paralajmërimi i politikanit serb: Vuçiç po përgatit një sulm tjetër si në Banjskë

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatit një...

“Radoiçiç i lirë”, Sanduloviç: E pabesueshme që SHBA e BE heshtin përballë Vuçiç

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” më gazetarin Franko Egro se është e pabesueshme që Shtetet e...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×