Ismet Shehu, shef kuzhine ka pasur fatin ta takojë mbretëreshën Elizabeth II.
Në një lidhje me emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania, Shehu tregoi se mes grupit të studentëve ai ishte zgjedhur për të shkuar në Buckingam Palace.
Ai tha se studentët e tjerë të kursit e kishin shfaqur habi dhe zili pse një shqiptar do t’i shërbente mbretëreshës.
“Ka qenë emocion i veçantë që kur jam përzgjedhur tek klasa, ku disa studentëve s’u vinte mirë pse një shqiptar të shkojë të shërbejë në pallatin mbretëror. Emocioni ishte shumë i madh, vetëm brohoritjet që dëgjoheshin nga njerëzit e grumbulluar jashtë pallatit të jepnin emocion të veçantë”, tha Shehu.
Shehu tregoi se mbretëreshës Elizabeth i ishin shërbyer 7 lloje pjatash dhe ishin të gjitha me peshk.
“I gjithë gatimi ka qenë me peshk, me detaje shumë të vogla, salmon sallata, supë”, tregoi Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kuzhinieri shqiptar që gatoi për mbretëreshën tregon emocionet e takimit me monarken
- Vdekja e mbretëreshës Elisabeth, flamujt e NATO-s ulen në gjysmështizë