English

“Ky është fillimi”, reagon zyrtari ukrainas për shpërthimin në urën e Krimesë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, e quajti shpërthimin e sotëm në urën që lidh Rusinë me Krimenë, vetëm një fillim.

- Advertisement -

Ai nuk pranoi drejtpërdrejtë përgjegjësinë e Ukrainës për atë ngjarje, e cila ka sjellë edhe reagimin e Moskës.

“Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, shkroi Podoljak në Twitter.

Një kamion shpërtheu në urën e Krimesë mëngjesin e sotëm, duke bërë që një sasi karburanti në një tren që po kalonte të merrte flakë, duke shkatërruar një pjesë të urës.

Autoritetet lokale ruse njoftuan se nuk kishte të lënduar nga incidenti.

Më 5 tetor, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin për aneksimin e katër rajone të Ukrainës në Federatën Ruse.

Aneksimet e pretenduara të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Megjithatë, masa është një hap i rëndësishëm në përpjekjen e lëkundur të Rusisë për të marrë kontrollin në Ukrainë.

Putin pretendon se vullneti i ukrainasve të pushtuar është t’i përkasin Rusisë, duke ofruar një pretekst të rremë për përpjekjet e tij për të kërkuar territoret e pushtuara si të Moskës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?