Ndërsa botox dhe filler po lulëzojnë në Evropë, shumë njerëz nuk i kuptojnë pasojat për planet e tyre të udhëtimit.
Udhëtimi po kthehet në një makth për njerëzit që kanë përmirësuar tiparet e fytyrës me botox ose filler.
Çështja u bë publike një vit më parë kur influencuesja e TikTok, Joanne Prophet raportoi se ishte tërhequr në një dhomë për “rreth një orë” në Turqi nga gjashtë oficerë të sigurisë së aeroportit.
Kjo, tha ajo, ndodhi pasi siguria e aeroportit i tha asaj se fotografia e pasaportës së saj, e vlefshme për 10 vjet dhe e marrë para se të bënte operacione plastike dhe mbushëse kozmetike , nuk përputhej me pamjen e saj aktuale.
Sidomos tani me teknologjinë biometrike dhe njohjen e fytyrës që përdoret gjithnjë e më shumë për kontrollin e pasaportave, ndryshimet e rëndësishme të fytyrës mund të çojnë në pyetje në lidhje me identitetin tuaj.
LEXONI GJITHASHTU: