English

 L’Akuila “sfidon” tërmetet, qyteti italian po tenton të integrojë teknologjinë 5G në përballimin e emergjencave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gati 11 vite pas tërmetit të tmerrshëm që shkundi themelet e qytetit të L’akuilës, qyteti është duke u përpjekur të integrojë teknologjinë 5G në planet e emergjencës për tërmetet. Ndonëse kjo nismë mbështetet dhe duartrokitet nga shumëkush, ka dhe nga ata zëra kritikë, të cilët dyshojnë në impaktin e teknologjisë 5G në shëndetin e banorëve.

- Advertisement -

Qyteti po përpiqet të rilindë me shenjat e një prej tërmeteve më të rënda në historinë e Italisë. Sot qyteti po përdor teknologjinë 5G për të ndërtuar një të ardhme të re.

Këtu vizituam laboratorin ku kompania kineze ZTE dhe Universiteti L’Akuiles po testojnë teknologjinë për të menaxhuar më mirë emergjencat e lidhura me tërmetet. Përdorimi i 5G-së mund të shpërndajë alarmin më shpejt.

 “Ne imagjinojmë një ndërtesë që është e vendosur pranë epiqendrës së tërmetit. Jemi në gjendje të ndjejmë lëkundjet dhe falë teknologjisë 5G mundemi të lëshojmë alarmin drejt L’Akuilës 8 sekonda më shpejt se ardhja e goditjes sizmike”, theksoi Fabio Graziosi, profesor në Universitetin  e L’Aquila.

Jo vetëm për tërmetet, në qytetin e së ardhmes hulumtuesit po përpiqen të shikojnë mënyrat se si kjo teknologji mund të ofrojë shërbime në fusha të ndryshme.

Objektivi i L’akuilës është të shndërrohet në një laborator eskperimental sa i përket aplikimit të teknologjisë 5G për të monitoruar tërmetet. Por jo të gjithë janë dakord, shumë i druhen ambientit por dhe shëndetit të njerëzve.

 “Duhet ta shohim 5G-në si e ardhmja në termat e shërbimeve që mund të ofrojë në përditshmëri. Nga kjo pikpamje, L’Aquila duhet të ofrojë shërbime të fuqishme kur përballet me nevoja të reja, të cilat vinë si pasojë ë një tërmeti. Dhe duke bërë kështu, mund të ofrojë një protokoll që mund të replikohet”- tha kreu i Komunës së L’Aquila, Pierluigi Biondi.

Maurizio Martucci ka një pikëpamje tjetër. Ai e sheh përdorimin e gjerë të teknologjisë si një “armë të dëmshme” dhe është i bindur në luftën ndaj 5G-së në Evropë.

 “Ka shumë persona të cilët janë të sëmurë apo që vuajnë nga ekspozimi i radiacionit. Kështuqë ne kërkojmë që qeveritë kombëtare dhe Parlamenti Evropian ta ndalojë këtë teknologji sepse përdorimi i valëve milimetrike për 5G-në nuk është testuar ende dhe ne nuk e dimë se çdo të ndodhë kur njerëzit të ekspozohen.”, tha ai.

Qeveria Italiane, së fundmi votoi për të fuqizuar fuqinë shtetërore për të ndërhyrë në zhvillimin e shërbimeve 5G,  të cilat do aplikohen mbi kompanitë jashtë BE-së. Një lëvizje për të cilën mendohet së do të vonojë shërbimet në vend.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?