English

Laboratori i drogës në Frakull, Apeli i GJKKO jep vendimin për grupin kriminal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e personave të arrestuar në kuadër të një operacioni policor në Frakull, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe droge.

- Advertisement -

Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Ccervanaku, Denilson Ccervanaku, Zenel Ccervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.

GJKKO dënoi me 89 vite burg grupin e akuzuar për sasinë e drogës prej 485 kilogramë, e cila u zbulua në Frakull të Fierit. Në dënimet e dhëna u aplikua gjykimi i shkurtuar.

Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga shkalla e parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qendrimit në paraburgim.

Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, planifikuan, organizuan dhe importuan nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.

Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe  sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?