English

Laboratori i drogës në Shkodër, jepen masat e sigurisë për 16 të arrestuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masat e sigurisë për 16 të arrestuarit në mega operacionin “Qarku” pak ditë më parë në Bardhaj të Shkodrës.

- Advertisement -

Për 3 nga arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, 2 arrest shtëpie, 11 detyrim paraqitjeje (gratë e punësuara).

Burime bëjnë me dije se Pjetër Gjoni, ndaj të cilit u dha masa e sigurisë arrest me burg, ka marrë përsipër që lënda narkotike është e tija dhe se nuk ka asnjë person tjetër përgjegjës për të, pasi edhe lënda është gjetur në banesën e tij.

Ai pranoi se ka gënjyer disa gra duke u thënë se do ju siguroj punë për të pastruar sherebelë dhe se nuk ju ka treguar se do pastronin lëndë narkotike.

Ndërkohë që gratë kanë thënë se nuk dinin asgjë për drogën por kanë ardhur për një ditë pune në sherebelë. Ato nuk kanë pasur asnjë kontakt me drogën dhe janë arrestuar nga policia menjëherë sapo kanë hyrë në banesën e Pjetër Gjonit.

Masat e sigurisë për 16 të arrestuarit

Arrest me burg

Pjetër Gjoni, 31 vjeç  banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina  Shkodër,

Roland Gioni, 22 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhai, Njësia Administrative Rethina Shkodër

Danjela Hasani, 42 vjeçe banuese në Kombinat, Tiranë, arrest me burg

Arrest shtëpie

Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër

Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër

Detyrim paraqitjeje

Flora Gioni 29 vjeçe, banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër

Antoneta Gjoni 55 vjeçe, banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër

Drita Cuni 45 vjeçe, banues në Kamez

Dorentina Hoxha 34 vjeçe,  banues ne Mamurras

Franga Gini 52 vjeçe,  banues në Kamëz, Tiranë

Hurme Bafti, 47 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë

Mimoza Hoti, 51 vjeçe, banues në Kombinat, Tiranë

Elida Doku 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë

Blerina Meta 37 vjeçe, banues në fshatin Larushk, Fushë-Kruje

Valbona Haka 45 vjeçe, banuese në fshatin Nikël, Fushë-Krujë

Fatime Baftaj 53 vjeçe, banues në Kamëz

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?