English

Lagjet periferike në Vlorë, si në mesjetë. Mungojnë ndriçimi, asfalti dhe koshat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe pse infrastruktura e qytetit të Vlorës ka pësuar ndryshime gjatë viteve të fundit, sërish rrethinat e qytetit jetojnë si në mesjetë. Rrugë me baltë, të pa asfaltuara, pa trotuare dhe pa ndriçim, janë këto vetëm disa nga mangësitë në zonën e ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Banorët që jetojnë aty tregojnë se përballen me këtë situatë prej më shumë se 20 vitesh, duke e bërë të vështirë jetesën për ta.

- Advertisement -

“Çfarë të përshkruaj. Kjo nuk bëhet më! U pastrua kur ishin kosovarët, e bashkia e la, u mbush prapë. Këtu s’ka pasur asgjë ,mall na bënë dhe këtë rrugën këtu se mbyteshim në baltë, çfarë investimi! Po të ishte drejt, aty do kaloja, nuk i bija rrotull. Tani detyrohem nga këtu te stacioni i trenit e dal në Vlorë. Kërko sa të duash ti, vijnë, hedhin gjoja ndonjë çakull, ‘do e shtojmë, do e bëjmë’, as e kanë shtruar asgjë. Kjo s’ka ndërmend të bëhet! Vijnë vetëm kur vjen koha e fushatës, ‘do bëjmë këtë, do bëjmë atë’, asgjë s’kanë bërë! Ja, do vijnë tani një palë, ikën, një tjetër vjen, kush të gënjejë më shumë”.

“Kjo ka vite, e ka pasur italiani, kurse tani e kanë lënë për mbeturina e me baltë. I hoqi italiani, e mbushën prapë këta. Jo, çfarë investimi do ketë këtu! Këta bëjnë ndonjë shtëpi për vete. Duhet të zhvillohet. Ne jemi mësuar kështu, po tani ka ardhur koha, duhet të bëhet se është baltë.”

“Ka 30 vite kështu e kjo rrugë kështu ka qenë, asnjë ndryshim fare s’ka. Shteti, qeveria, duhet ta bëjnë. Shumë e vështirë është, po çfarë të bëjmë?”

“Nuk vemi dot te shtëpia, o zotëri, çfarë bëhet! Gangrenë! Ja, shikoje! Ajde të ikim më poshtë. Ku ta gjejmë? Kanë ardhur këtu ata të bashkisë, e kanë fotografuar, e kanë bërë… Shikoje si është! Nuk marrin më vota këta, ta harrojnë këtë punë. Ja, shikoje rrugën, po na vdiqën! Nuk vemi dot në shtëpi.”

Banorët kanë humbur edhe shpresën se kjo zonë do të rehabilitohet. Ankesat e tyre ndër vite, siç tregojnë nuk janë dëgjuar, teksa blloku i banimit, sipas tyre, kthehet në vëmendjen e pushtetit vetëm gjatë fushatave elektorale.

Bëhet fjalë për një segment rrugor me gjatësi jo më tepër se 1 kilometër, i cili lidh njëkohësisht dy prej zonave kryesore të qytetit, rrugën ‘Transballkanike’ me lagjen ‘Kushtrimi’.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?