I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua një ditë më parë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Lajçak ka thënë se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.
“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Regullorja e BQK/ Lajçak pas takimit në Bruksel: Duhet zgjidhje e qëndrueshme
- Lajçak takime në Romë për dialogun Kosovë-Serbi