English

Lajm i mirë nga Infektivi: Kontakti i parë me pacientin zero po shërohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv i kthyer në një karantinë me të sëmurë nga COVID-19, teksa kontakti i parë me pacientin zero është duke u shëruar.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

“Lajm i mirë
Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri”, shkroi ministrja në profilin e saj në Facebook.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili sqaroi se duhet pritur testi i dytë pas 48 orësh dhe nëse ky test del sërish negativ atëherë do të kemi të shëruarin e parë nga COVID-19 në Shqipëri.

“Një lajm i mirë

Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e pare. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e pare.

Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim!”, shkruan kryeministri.

Ministria e shëndetësisë në komunikimin e përditshëm për mediat bëri me dije sot se numri i personave të prekur nga infeksioni COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 persona. Përgjegjësja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar katër raste të reja me COVID-19. Struktuarat bëjnë me dije  se nga 55 të infektuar, 25 prej tyre janë të sgtruar në Spitalin Infektin në QSUT.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?