English

Lamtumirë Lenin: Kirgistani heq statujën, më e larta në Azinë Qendrore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në qytetin e dytë më të madh të Kirgistanit, Osh, kanë hequr një statujë të Vladimir Leninit që besohet të ketë qenë monumenti më i lartë i udhëheqësit revolucionar sovjetik në Azinë Qendrore.

- Advertisement -

Monumenti 23 metra i lartë u shemb pa shumë bujë publike dhe zyrtarët në Osh e etiketuan heqjen e tij si planifikim rutinë të qytetit, raportoi AP.

Zyrtarët thanë se monumentet e Leninit ishin çmontuar ose zhvendosur diku tjetër në qytete ruse, përfshirë Shën Petersburgun dhe Belgorodin, duke thënë se çështja “nuk duhet të politizohet”.

Ata njoftuan gjithashtu se monumenti do të zëvendësohej nga një shtizë flamuri, siç ndodhi kur një statujë tjetër e Leninit u zhvendos në kryeqytet, Bishkek.

Fotot u shfaqën në internet të shtunën duke treguar statujën e shtrirë në tokë pasi u ul nga një vinç.

Monumenti u ngrit në vitin 1975 kur Kirgistani ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?