English

Largimi i mjekëve të rinj, Brahimaj: Jo të gjithë e marrin dokumentin për punësim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Largimi i mjekëve nga Shqipëria është një fenomon që nuk ndalet. Në vitin që lamë pas, 146 mjekë kërkuan çertifikatën e sjelljes së mirë, shifër e njëjtë, me vitin 2023. Presidenti i Urdhërit të mjekut, Fatmir Brahimaj thotë se jo të gjithë e marrin këtë dokument për punësim.

- Advertisement -

“Pas Covid, ato që dominojnë nuk janë çertifikata për punësim, ato i kërkojën dhe për kualifikim dhe për antarësim në shoqatat europiane dhe për të frekuentuar klinika të ndryshme për pjesmarrje në programe studimore shumë palëshe e kështu me radhë”, tha Fatmir Brahimaj President i Urdhërit të Mjekut.

Por sa do i vogël të jetë numri i mjekëve që largohen, për Shqipërinë është sërish shumë. Ajo çfarë e kompeson është licensimi i mjekëve të rinj, që për vitin 2024 , 496 mjek të rinj i janë shtuar armatës së bluzave të bardha.

“Migrimi i mjekëve është një problem për të gjithë vendet sidomos të rajonit tonë, ka nga të gjitha vendet, shkojnë italianët në Gjermani , gjermanët vetë në vende nordike, prurjet e reja e zbusin këtë fenomen që është negative për ne, se ne jemi vend i vogël dhe nuk është se kemi tepricë mjekësh që mos t’i ndjejmë këto largime prej vitesh”, tha Brahimaj.

Paralelisht në sistem janë të regjistruar 260 mjek që kanë mbarur studimet univeristare dhe  janë duke ushtruar praktikën profesionale në pritje për tu regjistruar në provimin e licencës,

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?