English

Largimi i të rinjve në Vlorë: Do ikim në një vend që na siguron të ardhura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Studentët e universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama ku është shprehur se të rinjtë mund të ikin nga Shqipëria nëse duan.

- Advertisement -

“Pavarësisht se Shqipëria duke qenë se të gjithë e dimë që të ardhurat janë minimale dhe normal që çdo njeri do sa më mirë dhe çdo kush do të iki jashtë sepse në Shqipëri është shumë pak”, thotë një vajzë.

“E shoh veten jashtë në një punë më të mirë në një vend që më siguron të ardhura më të mira, në një vend që vërtet të ndjehem e sigurt, dhe jo këtu ku dijet e mia nuk do të vlerësohen ashtu siç duhet sepse ne mundohemi çdo të ditë, por kur nuk vlerësohemi!”, shprehet një tjetër.

Të pakët janë ata studentë të cilët mendojnë se kontributin e tyre do ta japin në Shqipëri.

“Pas studimeve do të bëj disa specializimi jashtë shtetit dhe pse jo një përvojë disavjeçare andej dhe pastaj do të bëj një kthim në Shqipëri për t’i ardhur në ndihmë atdheut tim. Për mendimin tim kryeministri duhet ta ketë parë në këtë sferë që unë thashë pak më parë largimin e të rinjve, që ai e ka thënë që të rinjtë duhet të japin një herë kontributin e tyre këtu pastaj të largohen”, thotë një student.

‘Nuk e kam parë, por mendimi im është që nuk duhet të largohen, të vazhdojnë studimet këtu dhe të ushtrohen sa më shumë këtu”, shprehet një tjetër.

Numri i të rinjve që zgjedhin të shkollohen apo të punojnë në Vlorë çdo vit vjen duke u pakësuar. Këtë e tregon qartë tkurrja e numrit të studentëve në Universitetin ‘Ismail Qemali’, por edhe mungesa e fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm si turizmi, njësitë tregtare apo edhe fasoneritë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?