English

Lavrov: Perëndimi dëshiron të militarizojë Azinë Juglindore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi po “militarizon” Azinë Juglindore në përpjekje për të penguar interesat ruse dhe kineze, duke krijuar terren për konfrontim midis Rusisë dhe liderëve perëndimorë në samitin e G20-s që mbahet në Bali.

- Advertisement -

Lavrov do të kryesojë delegacionin e Rusisë në këtë samit – i pari takim qëkur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt – pasi Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë në samitin në Bali.

Ukraina pritet të jetë tema kryesore në agjendën e liderëve perëndimorë dhe ata ka gjasa që publikisht të konfrontohen me Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe të shtyjnë Kinën dhe Indinë – që më herët kanë shprehur shqetësime mbi luftën – që të kritikojë veprimet e Moskës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Duke folur gjatë konferencës për media në përmbyllje të samitit të Shoqatës së shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kamboxhia, Lavrov kritikoi Shtetet e Bashkuara për veprimet e saj në rajon, të cilin edhe Rusia edhe Perëndimi e shohin si një fushëbetejë strategjike gjeopolitike në dekadat e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×