English

Lavrov takim me sekretarin i përgjithshëm i OSBE-së: Duam zgjidhje të konfliktit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë se ka diskutuar në Moskë zgjidhjen e luftës së vendit të tij kundër Ukrainës me Feridun Sinirlioglu, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

- Advertisement -

“Ne folëm se si mund të zgjidhej konflikti në Ukrainë. Qëndrimi ynë është i qartë. Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar në mënyrë të përsëritur gatishmërinë e tij për negociata”, tha Lavrov gjatë një konference për media pas bisedimeve me Sinirlioglu, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, Lavrov vuri në pikëpyetje qëllimin e nismave që synojnë organizimin e një misioni paqeruajtës në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Çfarë do të mbrojnë paqeruajtësit, si të thuash? Çfarë mbetet nga regjimi neo-nazist i Kievit, i cili ka miratuar ligje që çrrënjosin kulturën, gjuhën dhe median ruse, dhe kanë ndaluar Kishën Ortodokse kanonike të Ukrainës?” pyeti ai.

Lavrov theksoi se qëllimi kryesor i Moskës është t’i japë fund persekutimit të gjithçkaje ruse në Ukrainë. “Përndryshe, duket si një përpjekje për të shpëtuar atë që ka mbetur nga ky regjimi nga zemërimi i popullit duke vendosur paqeruajtës”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?